Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme politike, duke kritikuar mungesën e deputetëve në Kuvend.
Haradinaj ka thënë se sonte do të duhej të mbahej një seancë e jashtëzakonshme dhe deputetët të thirreshin për të shkuar në Kuvend.
“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i tij vjen në një situatë të tensionuar politike dhe institucionale në vend.