Ja sa pritet të zgjas aktgjykimi për katërshen e UÇK-së në Hagë

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Hagë do të zgjasë dy orë.

 

Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00, njofton Dukagjini.

Njoftimi është shoqëruar edhe me kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.