Do të jem në sallën e gjyqit në Hagë, sapo e konfirmoj edhe ky person i njohur prezencen

Gazetari Arsim Lani ka ndarë një reflektim mbi rrugëtimin e tij si dëshmitar i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Ai ka theksuar se ka qenë i pranishëm në momente të ndryshme të rrugëtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga dalja e saj në skenë e deri te lufta dhe çlirimi i vendit.

 

Lani ka kujtuar edhe momentin kur udhëheqësit e UÇK-së shpallën Kosovën shtet të pavarur, duke e cilësuar veten me fat që ka pasur mundësinë t’i dëshmojë nga afër këto zhvillime historike.

“Do të jem në sallën e gjyqit në Hagë, aty kur UÇK-ja do ta vulosë pastërtinë e saj”, ka shkruar gazetari Arsim Lani, duke shprehur bindjen e tij për përfundimin e procesit gjyqësor në Hagë.