Albin Kurti sapo dha nje zotim te fuqishem per PDK-ne

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur gatishmëri që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ta votojnë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, sapo PDK-ja të jetë e gatshme të marrë pjesë në seancë.

 

Kurti tha se një natë më parë, Vetëvendosje kishte marrë vendim për t’i votuar kandidatët për nënkryetarë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

 

“U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist se ky qëndrim do të reflektojë edhe në proceset e tjera institucionale, duke përmendur zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë.Kurti gjithashtu uroi konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se këtë herë procesi ka zgjatur rreth tre muaj nga zgjedhjet e 7 qershorit.\

“Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit”, tha Kurti, duke shtuar se tani duhet të vazhdohet me formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.