Nga LDK-ja i përgjigjen LVV-së pasi ndryshuan mendje për nënkryetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje që në vazhdimin e seancës konstituive të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit.

 

Kryesia e LVV-së vendosi të shtunën në mbrëmje që të mbështesë Vlora Çitakun e PDK-së dhe Kujtim Shalën e LDK-së, pas disa seancave në të cilat konstituimi i Kuvendit kishte mbetur i papërfunduar pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth nënkryetarëve. Vazhdimi i seancës është caktuar për të dielën në orën 10:00.

Pas këtij vendimi, Sadiku ka thënë se, sipas tij, zhvillimet e muajve të fundit kanë pasur për qëllim zvarritjen e procesit deri në një moment që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të dhjetorit.