Pëplasje mes deputetit dhe gazetarit në Kuved, shkak kjo pyetje palidhje

Një përplasje verbale është shënuar mes gazetarëve të emisionit “Shënjestra” dhe deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një prononcimi të tij.

 

Gazetarët i kanë drejtuar Grudës pyetje të njëpasnjëshme, ndërsa njëra prej tyre ka qenë: “A e din alfabetin…?”, pyetje kjo që ka shkaktuar reagime dhe tension në situatë.

Pas kësaj, gazetarët e “Shënjestrës” janë larguar nga vendi, teksa në pamje shihet edhe prania e policisë. Ngjarja është komentuar menjëherë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik.