“Më godit, e kam për nder!”/ Ironia therëse e protestuesit, ‘i lutet’ policit: Më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi, dua të jem si shokët e mi! (Video)

Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë

për sjelljen e tyre gjatë protestave, ku, sipas pretendimeve të protestuesve,

 

janë dhunuar në disa raste të rinj.

Duke iu drejtuar policëve, ai u kërkon ta godasin edhe atë,

siç shprehet se ka ndodhur me shokët e tij, ndërsa ironizon edhe mbajtjen e kapelave nga efektivët.

 

“Më godit, të jem dhe unë si shokët e mi, sepse nuk iki dot në shtëpi pa shenja dhune. Më vjen turp të iki kështu. E kam për nder të më godasësh. Hiqe kapelën! Nuk e mban gjë njeriun. Hiqeni kapelën! Ore, më godit! A ke nder?”, dëgjohet të thotë protestuesi. Ndiqni pamjet me poshte: