Djemtë e këtij polici sulmuan Kapitenin Besart Ahmetin

Një incident ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ku dyshohet se është sulmuar një kapiten i Policisë së Kosovës.

 

Sipas informacioneve, incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa personi i sulmuar është kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se për incidentin dyshohet se janë përfshirë dy persona, të cilët sipas këtyre burimeve janë djemtë e zyrtarit policor Reshat Aliu.

 

Pas incidentit, në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

IndeksOnline ka kontaktuar policinë për të marrë detaje rreth rastit dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, merr vesh Sinjali.

Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje rreth parkingut, e cila më pas ka eskaluar në përplasje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në incident janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Pas eskalimit të situatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është përfshirë edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira në incident janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e deklaratave.

Burimet bëjnë të ditur se, për shkak se njëra nga palët e përfshira është zyrtar policor me gradën kapiten, për rastin është njoftuar dhe është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Motivi fillestar dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me parkingun, por rrethanat e sakta të përplasjes dhe roli i secilit prej personave të përfshirë pritet të sqarohen gjatë procedurës hetimore.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me rastin.