Vjosa Osmani sapo paralajmeroi kete gje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sonte do të jetë e ftuar në emisionin “Debat Plus”, që transmetohet nga ora 20:30, nën moderimin e gazetarit Ermal Panduri.

 

Përmes një njoftimi, Osmani bëri të ditur se gjatë intervistës do të diskutojë për temat më aktuale në vend.

“Sonte nga ora 20:30 në Debat Plus me Ermal Pandurin, për temat më aktuale 🙂”, ka shkruar Osmani në njoftimin e saj.

Pritet që gjatë emisionit të trajtohen zhvillimet e fundit politike dhe çështje të tjera me interes publik.