Vjen lajm shume i keq ndaj qeveris Kurti

Aleanca ka njoftuar se të mërkurën, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, lidhur me, siç pretendon kjo parti, vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

Sipas njoftimit, pas dorëzimit të kallëzimit penal do të ketë edhe një deklarim për media.

“Ju njoftojmë se nesër, në ora 09:30, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. Pas dorëzimit të kallëzimit penal, do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/