Kosovaret moren banesën për 3 persona, u futën 10

Një pronar i një apartamenti me qira në Shëngjin ka publikuar një denoncim, ku pretendon se pushues nga Kosova i kanë lënë banesën në gjendje të papastër pas përfundimit të pushimeve.

 

Sipas denoncimit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, apartamenti ishte dhënë me qira për tre persona, por pronari pretendon se gjatë qëndrimit në të kanë hyrë rreth dhjetë persona, duke tejkaluar marrëveshjen fillestare.

“Prezantohen dy persona dhe brenda futen 10 veta, i gjithë fisi”, ka shkruar ai në mesazhin e dërguar.

 

Pronari ka publikuar edhe një video, ku shfaqet gjendja e apartamentit pas largimit të pushuesve. Në pamje shihen enë të palara në kuzhinë, mbeturina të shpërndara në dysheme, si dhe ambiente të ndryshme të banesës të lëna pa u pastruar, përfshirë edhe tualetin.

Sipas tij, apartamenti është dorëzuar në këtë gjendje menjëherë pasi pushuesit kanë përfunduar qëndrimin, ndërsa ai ka kërkuar që rasti të bëhet publik për të sensibilizuar edhe pronarët e tjerë që japin banesa me qira gjatë sezonit turistik.

“Ju lutem publikojeni që të ndërgjegjësohen të tjerët të paktën”, thuhet në mesazhin e pronarit.

Megjithatë, pretendimet lidhur me numrin e personave që kanë qëndruar në apartament dhe përgjegjësinë për gjendjen në të cilën është lënë banesa janë vetëm deklarime të pronarit dhe nuk janë konfirmuar nga pala tjetër.

Rasti rikthen në vëmendje problematikat që shfaqen gjatë sezonit veror në marrëdhëniet mes pronarëve të apartamenteve me qira dhe pushuesve, veçanërisht në rastet kur numri i personave të akomoduar nuk përputhet me marrëveshjen e arritur dhe kur lindin mosmarrëveshje për dëmtimet ose mirëmbajtjen e pronës.