Cristiano Ronaldo tallet me djalin gjatë pushimeve: “Ende jo!”

Cristiano Ronaldo po shijon disa ditë pushimi në Mallorca së bashku me familjen, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale një moment që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Sulmuesi portugez publikoi një foto ku shfaqet krah djalit të tij, Cristiano Ronaldo Jr., teksa të dy pozojnë pa bluzë duke treguar formën fizike.

 

Me humor, ylli i futbollit shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Ende jo!”, duke bërë shaka për diferencën fizike mes tij dhe djalit 16-vjeçar, i cili po rritet me ritme të shpejta.

Cristiano Jr., i lindur në vitin 2010, po ndjek hapat e të atit në futboll dhe aktualisht është pjesë e akademisë së Al Nassr, klubit ku aktivizohet edhe Ronaldo. Adoleshenti synon që një ditë të luajë në nivelet më të larta dhe të ndajë fushën me babanë e tij.

 

Postimi ka marrë mijëra reagime nga tifozët, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e ngushtë mes babait dhe djalit, si edhe zhvillimin fizik të Cristiano Jr., i cili tashmë është mbi 1.88 metra i gjatë dhe i afrohet gjatësisë së Ronaldos.