Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar atë që ai e cilëson si “makineri të propagandës anti-shtet”.
Krasniqi ka shkruar se aktivizimi i kësaj “makinerie” tregon, sipas tij, se kundërshtarët politikë ndodhen në vështirësi dhe se po përballen me pasojat e veprimeve të tyre.
Ai ka shtuar se përgjegjësit do të përballen me pasoja për veprimet e tyre.
Postim i plotë:
Kur qohet peshë makineria e propagandës anti-shtet, dijeni që e kanë një zor të madh.
Tash, kur rrethi iu është ngushtuar dhe mbetjet e tyre kriminale në institucione po çmontohen, po e kuptojnë që po u vjen radha.
Kanë për t’u përgjigjur dhe për të paguar për çdo të bëmë.
As milionat e krimit dhe korrupsionit, dhe as thasët me para nga Serbia, nuk kanë me i shpëtu dot.