Nuk ia dha dorën Kurtit në Gllobar, drenicasi tregon arsyen pse e bëri këtë veprim (Video)

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Gllobar, ku bashkë me ekipin e tij nderoi dëshmorët dhe martirët, është shoqëruar edhe me reagime nga qytetarët.

Halil Istogu nga Drenica, i cili nuk ia dha dorën Kurtit gjatë qëndrimit të tij atje, ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë se kryeministri “na ka shti në përçarje, na ka fy” dhe sipas tij nuk ka shkuar për të bërë nderime të sinqerta.

 

Ai ka shtuar se gjatë mandatit të tij, Kurti nuk i ka realizuar premtimet, ndërsa e ka kritikuar faktin që viziton këto vende në përvjetorë.

 

“Kurti si kryeministër 6 vjet nuk i realizoi premtimet, vjen para dëshmorëve”, është shprehur Istogu.

Reagimi i tij është publikuar në emisionin #Frontal në T7.