Askush nuk e priste! Poi i drejtohet me një kërkesë të veçantë babai Ledrit

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga momentet më të ngrohta e plot ëmbëlsi të të bijës, Poem Blu.

 

Në videon e publikuar prej tij në Instagram, vogëlushja i ka bërë të atit një kërkesë mjaft të veçantë.

Përmes një zëri të ëmbël që ka marrë menjëherë zemrat e ndjekësve, Poem dëgjohet tek i kërkon babait të saj t’i këndojë, por me një kusht të vogël:

 

“Babi, më këndo një këngë, por jo rap!”.

Kjo kërkesë e sinqertë e vogëlushes ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë e të veçantë që Ledri ka me të bijën.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Ledri festoi ditëlindjen e tij të 40-të.