Tronditëse çfarë i bëri ky person një vajze në zhveshtorën e pishinës në Obiliq

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e së dielës në pishinën “Lili” në Milloshevë të Obiliqit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur brenda zhveshtores së femrave, raporton Sinjali.

 

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari ështëEgzon Muni 30 vjeçar, ndërsa viktimë një e mitur e lindur në vitin 2008.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 19 korrik, rreth orës 12:30, pasi e mitura ka njoftuar Policinë për incidentin që dyshohet se kishte ndodhur pak më herët në korridorin e zhveshtores së femrave.

 

Bazuar në deklarimin e saj, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për të dyja këmbët, ndërsa ajo ka filluar të bërtasë për ndihmë. Në ato momente, sipas burimeve, në korridor ka kaluar një dëshmitar i mitur, çka ka bërë që i dyshuari ta lëshojë menjëherë viktimën.

Deklarimi i të miturës është mbështetur edhe nga dëshmia e personit që kishte kaluar në atë moment pranë vendit të ngjarjes.

Palët janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku Egzon Muni, në prani të avokatit, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.