Aksidenti me dy të vdekur në Istog:=, merret vendimi per shoferin

Është ndaluar për 48 orë i dyshuari për aksidentin e rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona.

 

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:20, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore.

Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po trajtohen në spital.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve të trafikut.