Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta vjen pas dërgimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.
Një grup në Facebook me emrin “Lidhja me Popullin” ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në mbështetje të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të dielën, duke filluar nga ora 17:00, para Zyrave Qendrore të LDK-së në Prishtinë.
Nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me organizimin apo numrin e pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë në protestë.