Një 32-vjeçar dyshohet se ka vrarë komshiun e tij, pasi pretendonte se viktima kishte ngacmuar verbalisht bashkëshorten e tij dhe i kishte bërë një gjest provokues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 korrik, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, viktima, 41-vjeçari Yetiş Gönültaş, ndodhej në banesën e një komshiu, ku pak më vonë ka mbërritur edhe i dyshuari Suleyman Köroğlu.
Gjatë konfliktit, Köroğlu dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar tri herë ndaj Gönültaşit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar më vonë nga policia. Gjatë arrestimit, autoritetet kanë sekuestruar edhe armën që dyshohet se është përdorur në krim.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte edhe precedent të mëparshëm penal për përdorim të lëndëve narkotike.