‘Per mua ai eshte me i miri’, Befason Vjosa Osmani

Gjatë një interviste ku u pyet për futbollin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përball me pyetjen klasike: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Osmani u përgjigj duke zgjedhur Cristiano Ronaldon.

Më tej, ajo shtoi se i ka ardhur keq për eliminimin e Zvicrës nga Kampionati Botëror, duke theksuar se sipas saj, ekipi i udhëhequr nga Granit Xhaka e meritonte të shkonte më tej në garë.

“Mes Messit dhe Ronaldos, zgjedh Ronaldon. Më ka ardhur keq që u eliminua Zvicra, sepse e ka merituar të ecë përpara”, është shprehur Osmani.