Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, ku dy persona dyshohet se janë plagosur pas një përleshjeje me thikë në afërsi të një pike të KFC-së.
Sipas informacioneve të para, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rrethanat dhe motivi i incidentit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin dhe për të identifikuar personat e përfshirë.