E dhimbshme! Motra e gjen të vdekur vëllain e saj brenda baneses

57-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Bitinckë, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bitinckë, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima i përkiste komunitetit rom dhe jetonte i vetëm.

Ka qenë motra e tij ajo që e ka gjetur në banesë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet përkatëse për të kryer veprimet e para hetimore.

Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvdekjeje. Gjithashtu, raportohet se 57-vjeçari kishte pasur probleme të shëndetit mendor dhe kishte qenë nën trajtim mjekësor.

Me urdhër të organit kompetent, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet janë në vazhdim.