Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit me Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën institucionale, duke theksuar se prioritet mbetet stabiliteti i vendit.
Ndërkohë, sipas Gazeta Minuti brenda LDK-së mësojnë se ekzistojnë qëndrime të ndryshme lidhur me një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në, pasi të paktën 7 deputetë të LDK-së janë kundër çdo koalicioni me LVV-në.
Deri më tani, partia nuk ka konfirmuar zyrtarisht pretendimet për numrin apo identitetin e deputetëve që mund të kundërshtojnë një koalicion.
Zhvillimet pritet të bëhen më të qarta në ditët në vijim, ndërsa bisedimet politike për formimin e institucioneve vazhdojnë.