Lionel Messi është përfshirë në një debat me arbitrin portugez João Pinheiro gjatë ndeshjes së Argjentinës, pas një vendimi që nuk e pëlqeu.
Sipas raportimeve të ESPN Argentina, kapiteni argjentinas i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Mos më mungoni respektin. Flisni me mua siç duhet. Unë po ju flas me respekt.”
Momenti është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime të shumta mes tifozëve dhe opinionit sportiv.
Messi njihet si një futbollist që rrallë përfshihet në përplasje me arbitrat, ndaj ky episod ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është komentuar gjerësisht në mediat sportive.
Kosova24