Buzhala: Ironike nga Dua Lipa të kritikoj Ramën kur vetë ka përfituar shtëpi në zonë të mbrojtur!

Reagimi i Dua Lipës në mbështetje të protestës ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale. Gaztari i është drejtuar këngëtares me kritika të ashpra, duke i kujtuar përfitimet që, sipas tij, ajo ka pasur në Shqipëri dhe duke vënë në dyshim qëndrimin e saj publik.

 

Ai rikthen në vëmendje edhe debatet për projektin *Sunny Hill* në Kosovë, si dhe mbështetjen e mëparshme të Dua Lipës për Erion Veliajn, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimeve. Ndiqeni reagimin në vazhdim.

Edhe Dua Lipa kish dale pro protestes. Ani moter, edhe ti ke ndiku pak me u rrite frustrimet ne Shqiperi. Ajo shpija jote ne Kep Merli eshte ne zone te mbrojtun.

 

Biles, nuk po e them per te keq. Shume mire qe ta kane dhane shpine, me ose pa pare, ama mos ia nxjerr fundin me u paraqite naive, kishe nuk po e din pse po pr
otestohet.
Po protestohet, sepse shumica po mendon qe pakica ka perfitu. Pakice ketu eshte edhe Dua.

Mandej, mos harro e dashtun Dua, kur u bo debati i madh ne Kosove me ta dhan do toke – jo ty, por projektit tane, Sunny Hill’it.

Eh, dulen shumeeeee veta, perfshi qeverine, e thojshin “pseeee me ia dhane fale token, ajo me fitu prej tokes tone”.

Na, disa, dilshim e thojshim “perfitimi eshte me i madh se sa cmimi i tokes”.

Nejse, Dua, e komplikume pak.

Perndryshe, une qiky qe jam, e kam kritiku edhe Duan edhe Riten, per mbeshtetjen qe ia jepshin Erion Veliajt para zgjedhjeve – kam interviste te Syri.

E tash qysh? Tash me protesten a? 🤣

Osht mire edhe ndryshimin e qendrimeve me e bo me nifar karari, e jo keshtu….