Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rama nënvizoi se ka respektuar gjithnjë pavarësinë institucionale të Kosovës dhe se nuk ka pasur kurrë synim të përzihet në zhvillimet e brendshme politike të saj.
Në lidhje me Kurtin, Rama tha se, ndonëse kanë qasje të ndryshme, ata ndajnë të njëjtat synime strategjike.
“Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka instuticionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme. Fatmirësisht qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme”, tha Rama.