Drejtori gjeneral i “Vita”: Nga sot mbyllet qumështorja, më nuk pranojmë qumësht

Qumështorja Vita do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë prej 7 ditësh, pas një vendimi të autoriteteve kompetente.

 

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori gjeneral i kompanisë, Artan Spahija, i cili e ka cilësuar këtë masë si tejet të vështirë për kompaninë dhe punëtorët.

Sipas tij, vendimi për mbyllje është marrë në rrethana të ndërlikuara dhe ai ka ngritur akuza ndaj përfaqësuesve institucionalë, përfshirë edhe ministrinë përkatëse, duke pretenduar trajtim të padrejtë gjatë procesit të inspektimeve.

Masa për pezullimin e aktivitetit të qumështores do të mbetet në fuqi deri në një vendim të ri nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./Indeksonline/