Aksident mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve të publikuara, në vendin e ngjarjes shihet se kanë arritur forcat e policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, teksa Klankosova.tv është në pritje të një konfirmimi zyrtar.