E rëndë: Ky është 32-vjeçari që u v’ra mbrëmë në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje.

 

Hetimet për rastin ku u privua nga jeta 32-vjeçari Florim Haxhidema ndodhen në fazën fillestare.

Prokuroria tha se është duke punuar “për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin” e krimit.

 

Nga “vrasje e rëndë”, siç u cilësua fillimisht rasti bazuar në një njoftim të Policisë së Kosovës mëngjesin e të hënës, Prokuroria e ka kualifikuar çështjen si “vrasje” më vonë gjatë ditës.

Në një komunikatë për media, Prokuroria tha se e dyshuara për vrasjen është 24-vjeçarja A.R., vajza e Muhamet Begishollit, pronarit të banesës ku ndodhi vrasja.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Vrasja’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria në njoftim, raporton Paparaci.

Ndërsa, Muhamet Begisholli, i cilësuar i dyshuar në komunikatën e mëhershme të Policisë, Prokuroria tha se vazhdon të mbetet i ndaluar “deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”.