Komuna e Ferizajt ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shfaqet një person duke vandalizuar hapësirën publike.
Në rrugën “Ahmet Kaçiku”, një person ka shkulur drunjtë e mbjellur, teksa akti është kapur nga kamerat e sigurisë, shkruan IndeksOnline.
“Deri kur vetëdijësohemi ta mbrojmë e kujdesemi për pronën publike, për të mirën publike.
Në fotot dhe videon e bashkëngjitur shihni se si një qytetar i pandërgjegjshëm, thyen dhe shkul drunjtë e mbjellur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, rast për të cilën kemi njoftuar organet e sigurisë për hetimin e këtij rasti dhe procedimin e kryesit të këtij akti të shëmtuar e kriminal ndaj pronës publike” ka deklaruar Komuna.
Më poshtë pamje: