Befason Abdixhiku, del me njoftim pas përçarjeve të mëdha në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas kërkesave të fundit për dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke falënderuar strukturat dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e treguar ndaj tij.

 

Në një mesazh publik, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë, që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, shkruan IndeksOnline.

“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK”, ka shkruar ai.

 

Abdixhiku ka theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë vetëm kalimtarë në një mision më të madh politik, duke vlerësuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes brenda partisë.

Ky është postimi i plotë i tij: