Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?

Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj Dritan Goxhajt, i cili foli në emër të protestuesve në Shqipëri, duke u thirrur si ish-ushtarë i UÇK’së.

 

Mahmuti e quajti Dritan Goxhajn “faqezi”, duke ngritur pyetjen se kush është ky zëdhënës i protestave në Tiranë.

Më tej, veprimtari Bardhyl Mahmuti, si njëri nga përfaqësuesit politikë të UÇK-së, e ka bërë këtë reagim me qëllim të demaskimit të, siç i ka quajtur ai, mercenarëve dhe matrapazëve të tillë si Goxhajt, të cilët manipulojnë lidhur me pjesëmarrjen në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

 

“Duke parë manipulimet për ‘pjesëmarrjen e Goxhajve në Luftën Çlirimtare të Kosovës’, më është dashur të bëj disa reagime publike në cilësinë e njërit nga gjashtë përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër mercenarëve dhe matrapazëve të tillë”, tha ndër të tjera Mahmuti.

Tutje, Mahmuti tha se, sado legjitime të jetë protesta në Shqipëri, përzgjedhja e Goxhajt si zëdhënës i grupit koordinues tregon shumë për natyrën e “Shqipërisë së Re”, moto kjo që po përdoret nga ana e protestuesve.

Reagimi i plotë i Bardhyl Mahmutit:

 

SIMBOLI I UÇK-SË NUK E KA VENDIN NË PROTESTAT E TIRANËS!

Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Në rastin e njërit nga aktet më të shëmtuara që ndodhi dy ditë më parë, ku një “lavire e maskuar politike” hoqi flamurit hebre në ambasadën e Izraelit në Tiranë, në ditën e 22-të “grupi koordinues i protestës” nxorën faqen e zezë, duke autorizuar Dritan Goxhajn të bëhet zëdhënës i tij.

Sado legjitime të jetë shprehja e pakënaqësive nga ana e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, përzgjedhja e një shpirti mercenar për të qenë zëdhënës i protestës është domethënëse për natyrën e “Shqipërisë së re” që e dëshiron “grupi koordinues i protestave”.

Duke parë manipulimet për “pjesëmarrjen e Goxhajve në luftën çlirimtare të Kosovës”, më është dashur të bëj disa reagime publike në cilësinë e njërit nga 6 përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër mercenarëve dhe matrapazëve të tillë.

[Të interesuarit për përmbajtjen e këtyre shkrimeve mund t’i gjejnë në internet: “Shtatorja e Gjergj Kastriotit dhe Sindromi i Fregolit” (5 shtator 2024); “Logorreja dhe ‘kapsllëku’ i ideve konstruktive!, (11 shtator 2024); “’Llogjika’ serbe e manipulimit me citatet e Moikom Zeqos dhe logorreja allagoxhaj” (21 shtator 2024); “Mercenari Dilaver Goxhaj përhap sajesat e Shërbimit Sekret të Serbisë!” (4 tetor 2024)…]

Për të shmangur përsëritjen e gjërave që kam thënë më parë, në këtë reagim do të kufizohem në abuzimin që i bëhet loges së UÇK–së nga mercenarët e llojit të Goxhajve.

Meqenëse në disa shkrime dhe publikime në rrjetet sociale, matrapazi Dritan Goxhaj prezantohet si “luftëtarë i UÇK-së”, po e publikoj njoftimin që në emër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi (Komandant Plaku) ka bërë për Dritan Goxhajn njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi (Komandant Plaku).