E refuzoi Kosoven per Suedine, por tash përjeton humbje të rëndë me Suedine

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1 ndaj Suedisë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror.

 

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Besfort Zeneli, u aktivizua nga minuta e 59-të për Suedinë, por nuk arriti ta shmangë humbjen e thellë të skuadrës së tij.

Holanda – Suedia 5:1

Stadiumi “NRG”, Houston.
Shikues: 68.000.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Brobbey (5′ e 17′), Gakpo (47′ e 54′), Summerville.- Elanga (59′),
Kartona të verdhë: Gudmundsson – Ayari, Bergval, Ali .
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van De Ven; De Jong (Koopmeiners 59′), Gravenberch; Malen (Summerville 46′), Reijnders (Til 59′), Gakpo )Lang 90′); Brobbey (Depay 72′).
Suedia: Nordfeldt; Lindelöf, Hien, Lagerbielke; Bernhardsson (Elanga 56′), Ayari, Karlström (Zeneli 56′), Nygren (Bergvall 56′), Gudmundsson;(Stroud 90+3′) Isak, Gyökeres.

 

Holanda kaloi në epërsi që në minutën e pestë. Cody Gakpo asistoi për Brian Brobbey, i cili nga afërsia realizoi për 1:0.

Në minutën e 17-të, Brobbey goditi sërish, duke dyfishuar epërsinë e “Tulipanëve” në 2:0.

Suedia pati një mundësi të mirë në fund të pjesës së parë, por tentativa e Yasin Ayari në kohën shtesë u ndal nga portieri Bart Verbruggen.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gakpo realizoi për 3:0 pas asistimit të Denzel Dumfries.

Në minutën e 54-t, Gakpo shënoi edhe golin e tij të dytë personal, pas një pasimi nga Crysencio Summerville, duke e çuar rezultatin në 4:0.

Suedia reagoi pesë minuta më vonë. Pas një aksioni të bukur të Alexander Isak, zëvendësuesi Anthony Elanga depërtoi fuqishëm dhe realizoi një gol të bukur për 4:1.

Në minutën e 85-të, Zeneli provoi nga distanca, por goditja e tij nuk gjeti portën.
Rezultatin përfundimtar 5:1 e vulosi Summerville në minutën e 89-të me një goditje precize nga rreth 17 metra.

Pas dy ndeshjeve, Holanda kryeson Grupin F me katër pikë, ndërsa Suedia mban vendin e dytë me tri pikë.