Zlatan Ibrahimoviç kapet me Granit Xhakën! Ja arsyeja

Zvicra fitoi 4:1 përballë Bosnje Hercegovinës, ndeshje në të cilën e gjeti golin edhe Granit Xhaka me anë të një penalltie në minutën e 90+7.

 

Kapiteni i Zvicrës tundi rrjetën nga 11-metërshi, por u kritikua ashpër nga Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo për shkak se sipas suedezit, Xhaka duhet t’ia linte ekzekutimin e penalltisë shokut të ekipit, Johan Manzambi, i cili në ato moment ishte në kuotën e dy golave dhe me anë të 11-metërshit mund të kishte plotësuar “hat-trick”.

 

“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti.

Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia jepte topin Manzambit.

Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti. Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick.
Për mua është e thjeshtë, nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, është shprehur Ibrahimoviç.