Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës që do të vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1 euro e 43 centë për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1 euro e 35 centë për litër.
Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi i naftës ka shënuar ulje prej 2 centësh për litër, ndërsa benzina është liruar për 3 centë.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.