Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?

Të hënën mbrëma u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti.

 

Ky triumf u pasua me organizimin e festës të përfundimit të këtij edicioni, ku i gjithë ekipi u mblodh për të festuar suksesin e korrur gjatë këtyre muajve.

Në këtë festë të pranishëm ishin ish-fermerët, opinionistët e programit, si dhe mbarë stafi e ekipi i madh realizues që punoi prapaskenave për mbarëvajtjen e formatit.

Mirëpo ajo që ra menjëherë në sy dhe u kthye në temën kryesore të diskutimit ishte një mungesë mjaft e rëndësishme.

Në festë nuk u panë askund moderatorja e këtij edicioni, Arbana Osmani, dhe partneri i saj, njëherësh regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj.

Kjo mungesë e papritur e dyshes kryesore të projektit ka ngritur pikëpyetje të mëdha te të pranishmit dhe jo vetëm.

Sipas burimeve brenda festës, kjo lëvizje ka qenë plotësisht e papritur për të gjithë.

Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, ka thënë për “Prive By Liberta Spahiu” një nga pjesëmarrësit që ishte i pranishëm në këtë festë.

Përtej mungesës në festë, zhvillime të reja priten në vazhdimësinë e programit. Mësohet se Arbana Osmani nuk do të jetë më as nën moderimin e emisionit përmbledhës të “Post Ferma”.

Mungesa e tyre natën e mbrëmshme ka sjellë edhe dyshime në rrjet se nëse pas kësaj fshihet diçka tjetër.

A e ka përmbyllur përfundimisht Arbana pjesëmarrjen e saj në këtë format, apo bëhet fjalë për angazhime të tjera që ia bënë të pamundur praninë? Gjithçka pritet të kuptohet me kohën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE