Fituesja e “BBVA5” kritikon Brikenën: Nëse aspiron moderimin, duhet të studiosh fushën

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime on Top”, fituesja e “BBVA5” Selin Bollati ka kritikuar moderimin e Brikena Selmanit, duke u shprehur se kjo e fundit ka nevojë të studiojë fushën e medias dhe të marrë shembull profesionistët e medias.

 

“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit” ,tha Selini.

 

Kritika e Selinit vjen pak ditë pas intervistës që ish-banorja e “BBVA5” i bëri kunatës së saj Greta Kazazit, të cilën e pyeti nëse dyshja vijon të flisnin për të pas mbylljes së lojës dhe se çfarë mendonin ish-banorët.

“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë” u shpreh Selini.

Fituesja e “BBVA5” e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme, ndërsa shtoi se nëse Brikena do i kishte bërë të njëjtën pyetje asaj, ajo do të merrte një përgjigje më ndryshe nga ajo e Gretës.

“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje. Nëse Brikena do të më kishte pyetur mua, do t’i kisha dhënë përgjigjen”, shtoi Selini në intervistën e dhënë për “Pushime On Top”.