Sa vota mori Anton Quni? Dalin shifrat e fundit nga numërimi

Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa tashmë janë numëruar mbi 70 për qind e votave në nivel vendi.

 

Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka siguruar 18 mijë e 820 vota, duke u renditur në mesin e kandidatëve më të votuar të kësaj partie.

Listën e LDK-së e kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 56 mijë e 171 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 50 mijë e 865 vota. Në mesin e kandidatëve me mbështetjen më të madhe janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 39 mijë e 364 vota dhe Kujtim Shala me 23 mijë e 884 vota.

Ndërkohë, Anton Quni me 18 mijë e 820 vota vazhdon të mbetet ndër emrat më të votuar të LDK-së, teksa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar.

 

Rezultatet mbeten paraprake dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave.