Numërimi i votave po vazhdon, ndërsa një nga emrat që po shënon rezultat të lartë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është Glauk Konjufca.
Sipas të dhënave të deritanishme, Konjufca ka siguruar 134 mijë e 217 vota, duke u renditur i dyti në listën e kandidatëve më të votuar të partisë.
Ai vazhdon të mbetet shumë pranë liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili deri më tani ka grumbulluar 170 mijë e 828 vota. Diferenca mes tyre është rreth 36 mijë vota.
Rezultatet janë ende paraprake, pasi procesi i numërimit nuk ka përfunduar dhe priten përditësime të reja nga autoritetet zgjedhore.