Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në Kosovë po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave më të fundit, kur janë numëruar 2,399 nga 2,498 vendvotime (apo 96.04% e tyre), Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, e pasuar nga PDK dhe LDK, e cila shënon rritjen më të dukshme krahasuar me rezultatet preliminare të dhjetorit të kaluar.
Rezultatet aktuale sipas numërimit të 96.04% të votave:
Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV): 43.39% (288,861 vota)
(Në rezultatet preliminare të 28.12.2025 kishte 49.34%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 21.35% (142,163 vota)
(Në rezultatet preliminare të 28.12.2025 kishte 20.98%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17.83% (118,714 vota)
(Në rezultatet preliminare të 28.12.2025 kishte 13.57%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.12% (47,374 vota)
(Në rezultatet preliminare të 28.12.2025 kishte 5.66%)
Srpska Lista: 5.42% (36,073 vota)
(Në rezultatet preliminare të 28.12.2025 kishte 4.81%)
Komunitetet e tjera kanë përqindjet e tyre të vogla. (INA)