KQZ publikon shifrat e reja: 8.48% e qytetarëve kanë votuar deri në ora 13:00
Nga: A.Sh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor deri në ora 13:00. përcjell Bota sot.
Sipas statistikave zyrtare:
Numri i votuesve në Listën e Votuesve: 1,959,962
Numri i qytetarëve që kanë votuar: 166,272
Vendvotimet e procesuara: 2,481 nga 2,498 (99.32%)
Pjesëmarrja në votime: 8.48%
Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja vazhdon të mbetet relativisht e ulët në orët e para të ditës së zgjedhjeve, ndërsa pothuajse të gjitha vendvotimet tashmë janë përfshirë në sistemin e raportimit.