Cka ndodhi ne Mitrovicen e veriut ne kete qender votimi qe i la pa fjale komisioneret

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qendrën e votimit “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, ku një qytetare me origjinë serbe ka ushtruar të drejtën e saj të votës e veshur me duvak.

 

Rasti është vërejtur gjatë procesit zgjedhor në këtë qendër votimi, ndërsa qytetarët po votojnë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Prania e nuses me veshjen tradicionale të dasmës ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, duke u bërë një nga momentet më të veçanta të ditës së zgjedhjeve në këtë komunë.