Ups, “E vërtetë”: Kurti pranon publikisht kete gje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vazhdimisht e ka përdorur rënien e papunësisë si një nga trofetë kryesore të propagandës së tij qeveritare.

 

Në tubime dhe paraqitje publike, ai është mburrur se gjatë mandatit të tij janë shtuar 82 mijë të punësuar dhe se papunësia ka rënë nga 26 për qind në nën 11 për qind.

“82 mijë të punësuar janë shtuar gjatë mandatit tonë. Papunësia ka rënë nën 11 për qind. Ka qenë 26 për qind”, ka deklaruar Kurti.

Por në intervistë me Blerim Haxhijën, çuditërisht, i përballur me faktin se një pjesë e kësaj “rritjeje” është formalizim i punëtorëve që kanë punuar edhe më parë, Kurti e pranoi menjëherë.

 

“Po, normalisht. E vërtetë. Ende nuk ka ndodh formalizimi i plotë”, tha ai.

Me këtë përgjigje, Kurti rrëzoi vetë narrativën që e ka shitur si rënie drastike e papunësisë. Shifrat që janë përdorur si dëshmi e “suksesit ekonomik” u pranuan nga Kurti si produkt i regjistrimit formal të punëtorëve ekzistues – jo domosdoshmërisht vende të reja pune.