Sapo bleu veturën e re, Xheneta zgjedh Gjestin për udhëtimin e parë!

Xheneta ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi ka ndarë pamje nga udhëtimi i parë me veturën e saj të re. Ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se në këtë moment të veçantë e shoqëronte Gjesti.

 

Pamjet e publikuara janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë spekulimet dhe diskutimet rreth raportit mes tyre. Ndërkohë, Xheneta duket mjaft e lumtur me blerjen e re, teksa nuk ka hezituar ta ndajë gëzimin me ndjekësit e saj.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh, duke u bërë një nga temat më të përfolura në rrjet. Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të japë më shumë detaje për raportin e tyre apo do t’i lënë fansat të vazhdojnë me hamendësimet.