Uran Ismaili shokon me deklarate, ja cili emer per president e ka refuzu Vetevendosje

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Vetëvendosja nuk mund të mbajë ligjërata morale për çështjen e presidentit, duke rikujtuar se në të kaluarën nuk e kishte pranuar as Adem Demaçin si propozim për këtë pozitë.

 

“Kur Adem Demaçi ka qenë i propozuar për president, Vetëvendosja nuk e ka pranuar. Albin Kurti personalisht ka thënë se nuk e pranon”, tha Ismaili.

Sipas tij, në bisedimet për president nuk ka pasur as seriozitet dhe as interesim real për bashkëpunim nga Albin Kurti, por vetëm tentim për ta imponuar vullnetin e tij politik.