Një simpatizant i Vetëvendosjes ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime në rrjetet sociale gjatë një tubimi të mbajtur së fundmi.
Ai shprehet se që nga koha kur Albin Kurti është kryeministër, gratë po mbesin shtatzëna sepse, sipas tij, po përfitojnë nga 500 euro mbështetje financiare.
Deklarata është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka nxitur komente dhe reagime të shumta nga qytetarët.