Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, po vazhdon të tërheqë interesim të madh nga qytetarët gjatë fushatës zgjedhore. Aktualisht, ai është duke mbajtur një tubim në Mitrovicë, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë në faqen e tij zyrtare në Facebook po regjistron shifra të larta të angazhimit.
Sipas të dhënave të shfaqura gjatë transmetimit live, tubimin po e ndjekin rreth 3.3 mijë shikues në kohë reale, ndërsa videoja ka grumbulluar mbi 5.8 mijë pëlqime dhe rreth 2.5 mijë komente, duke dëshmuar interesimin e madh të qytetarëve për paraqitjen e Kurtit në Mitrovicë.
Këto shifra e rendisin transmetimin ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale gjatë kësaj fushate, duke reflektuar mobilizimin dhe interesimin e madh të mbështetësve të tij.