“Frikacakë!” – Vjosa Osmani shpërthen ndaj qytetarëve që thirrën emrin e Albin Kurtit në Podujeve, ja çka ju thote

Presidentja Vjosa Osmani ka shkaktuar reagime gjatë një takimi me qytetarët në Podujevë, pasi iu është kundërpërgjigjur ashpër disa personave që nga larg po thërrisnin emrin e kryeministrit Albin Kurti.

 

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, Osmani është shprehur: “Frikacak… me ardh me u përball nuk guxojnë, por bertasin në prapaskenë”, duke iu referuar personave që po brohorisnin nga distanca.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përkrahës dhe kritikë të saj po komentojnë tonin e përdorur nga presidentja gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Podujevë.