Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Poashtu burimet bejne te ditur qe ne momentin qe Jakup Krasniqi ka hyre ne shtepi te gjithe kane qene duke qar pershkak qe nuk e kane pare nga fillimi i gjykimit te hyje ne shtepi te tij, poashtu gruan e ka ne gjendje te keqe shendetsore
Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.
Më 16 shtator, Krasniqi u dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.