Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë dhe kandidati për deputet nga LVV, Glauk Konjfuca, i është përgjigjur opozitës dhe deklarimeve se ata kanë bllokuar vendin.
Konjfuca në një takim me qytetarët thotë se nuk kanë bllokuar asgjë, pos dy ‘seneve’.
Sipas tij, ata kanë bllokuar Zajednicën dhe Demarkacionin
“Duhet shteti të çohet përpara, edhe na kemi qenë opozitë, mua më kujtohet. Keni bllokuar, çka kemi bllokuar? Vetëm dy sene kemi bllokuar, asgjë tjetër nuk kemi bllokuar. E kemi bllokuar një sen që e ka emrin Zajednicë dhe një sen që e ka emrin Demarkacion, kurgjo tjetër s’kemi bllokuar”,deklaron Konjfuca.